Breaking2 | Documentary Special

Breaking2 | Documentary Special



-Kontrolli i garës.
-Edhe dy orë nga nisja e garës. Majk, po të marr që
të na japësh një përditësim se kur do nisen atletët. Do nisen pas pak. Lelisa është rrugës. Lelisa është rrugës. Në pistë nuk ka njeri. E mora vesh.
Po bëhem gati për nisjen. -Erdhën atletët.
-Mirë, shkojmë! Temperatura vazhdon të bjerë. 11.3. 10 minuta nga nisja e garës. Tre të mëdhenjtë po vishen
te tenda e nisjes. Po afron nisja. -Atëherë, kur të dalin ata.
-Po. Atletët duhet të shkojnë
te vija e nisjes tani. Janë rrugës! Shkojmë! -Një minutë.
-Një minutë. Një minutë nga nisja. Të tre atletët kryesorë
janë në zonën e nisjes. Të kuptova. 15 sekonda. Duhet të largohemi!
Largohuni! 10 sekonda. 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1! A mundet një qenie njerëzore ta përfundojë një maratonë
nën dy orë? Këtë barrierë hasim sot. Kur vrapon në një maratonë,
i gjithë trupi të thotë "Ndalo!" Mendja të thotë "Ndalo!" Gjithçka të thotë të ndalosh! Ti bën gjithçka mundesh për t'i hedhur hapat
njëri pas tjetrit. Denis Kimeto! Rekordi aktual botëror
për maratonën është 2:02:57, mbahet nga Denis Kimeto. Që të zbresin nën dy orë, duhet që rekordit aktual botëror
t'i heqësh shtatë sekonda për 1.6 km me shpejtësinë me të cilën u vrapua. Ne po iu kërkojmë atletëve
të vrapojnë 42 km nën dy orë. I bien 4 minuta e 34 sekonda
për 1.6 km. Është shpejtësi e paparë. Në garimin e maratonës,
vrapuesit njihen sipas kohëve. Nëse e mbaron për 2 orë e 04 minuta,
njihesh si tipi 2 orësh e 4 minutash. Nëse e mbaron për 2 orë e 03 minuta,
njihesh si tipi dy orësh e 3 minutash. Ka pasur vetëm një person
dy orësh e dy minutash në histori dhe ne po iu kërkojmë
këtyre tre personave që ta çojnë kohën
në 1 orë e 59 minuta. Nuk është thjesht e vështirë,
por thuajse e pamundur. Lelisa është dy herë kampion
i maratonës së Bostonit, një yll i ri që tani po ngjit majat. Në të 20-tat,
ai fitonte maratonat e mëdha, para se shumë persona
të vraponin në maratona. Lelisa Desisa është kampioni
i maratonës së Bostonit, 2013. Vrapimi është jeta ime. Nëse e thyej rekordin prej dy orësh,
do futem në histori. Zersenai është
"Roki Balboa" i këtij grupi. Në fakt, ai është një nga vrapuesit
më të kompletuar të vrapimit në distanca të gjata
të të gjitha kohërave dhe nuk mendoj që
ka marrë meritat që i takonin. Jo vetëm që është mbajtësi
i rekordit ë gjysmëmaratonës, por ka edhe kohën e dytë
më të shpejtë të gjysmë maratonës. Nuk ka asnjë dyshim, po shikojmë vrapuesin më të madh
të gjysmëmaratonës në histori. Për herë të pestë,
Zersenai Tadese i Eritresë, është kampioni i botës
në gjysmëmaratonë. Unë kam besim te vetja
që do t'ia dal. Do ta thyej këtë barrierë. Eliudi është kampioni
olimpik i maratonës. Një nga vrapuesit më të mirë
të maratonës të të gjitha kohërave. Ai ka vrapuar në tetë maratona,
ka fituar shtatë prej tyre. Eliud Kipçoge vdes
për turmat e mëdha. Ai është kampioni. Ajo është maratona e dytë
më e shpejtë e të gjitha kohërave. Unë dua të jem i parë
që e mbaroj nën dy orë. Dua t'i tregoj botës që asnjë
njeri nuk është i kufizuar. THYERJA E REKORDIT 2 ORËSH -Këtu kemi të dhënat e VO2-shit.
-Po. Dhe edhe menaxhimin. Atëherë, parashikimi
i garës për këtë atlet. Po, me siguri do ta zbresë
kohën nën 2 orë. Po. Nëse do arrijnë ta menaxhojnë
gjatë gjithë kohës, pa lodhje, këtu! Dy vite më parë,
unë krijova një skuadër për ta vënë shkencën në praktikë,
për të parë nëse është e mundur ta përfundosh një maratonë
nën dy orë. I llogarite litrat për minutë
VO2-shat? Nuk m'u duk e nevojshme
një skuadër e madhe, na duhej skuadra e duhur për këtë. Këndet e shpatullave të tij
janë aq të thikëta, kurse të tijat janë të qëndrueshme
dhe të mbledhura. Na duhej përvoja e duhur
dhe njerëzit e duhur. Pasi të dalin testimet,
do mund t'ju tregojmë më shumë për shpejtësinë që duhet përdorur. Ne kërkuam njerëzit që besonin
atë që besonim edhe ne. Këto shpejtësi nuk janë të arritshme dhe kur ne kërkojmë ta përfundojmë
maratonën nën dy orë, ai duhet të arrijë
një gjendje të qëndrueshme. Roli ynë është të angazhohemi
me atletët. Do të të marr pak gjak te krahu. Dhe të kuptojmë si mund
të luajmë një rol bashkëpunues për ta realizuar në më pak se dy orë. 6 MUAJ NGA DITA E GARËS LELISA DESISA, 26
TESTIMI FILLESTAR Do zërë vend si një çantë shpine. Lelisa është më i riu nga të tre. Ai ka arritur disa gjëra vërtet
të mahnitshme në moshë shumë të re. Sa iu përket garuesve në maratonë, ai është një nga më të mirët
që kam parë. Që dikush të arrijë ta bëjë këtë,
i duhet një shifër maksimale VO2shi. Kjo do të thotë që aftësia e tyre
për ta përdorur oksigjenin për të prodhuar energji
është shumë e lartë. Vrapim i bukur, të lumtë!
Vazhdo kështu! Shifrat e VO2-shit të Lelisës
ishin jashtëzakonisht të larta. 30 sekonda.
30 sekonda, Lelisa! Ky është një nga testimet
më të mira. 5, 4, 3, 2, 1. Në fillore, unë garoja
në vrapim, zbathur. Ku dija gjë unë?
Çfarë janë këpucët? ADIS ABEBA
ETIOPI Zakonisht, garuesit e maratonave kanë nisur të marrin pjesë
shumë vonë në karrierën e tyre, por rasti i Lelisës
është tërësisht ndryshe. Që nga fillimi,
ai u mor me maratonë. Unë nisa të garoja
në maratonë në 2013-tën. Më përpara e kam pasur
frikë maratonën, se isha shumë i ri. MARATONA E DUBAIT
2013-TË Fitorja në maratonën e Dubait
më ndryshoi jetën. Tani jam atlet,
e kontrolloj unë jetën time. Isha 22 vjeç. ZERSENAI TADESE, 34
TESTIMI FILLESTAR Zersenai Tadese është
shumë i shpejtë. Një nga gjërat që ne matim
në shkencën e sportit, është laktati. Kjo na tregon nën sa trysni
gjendet muskuli. Sa më shumë laktat,
aq më shumë ngrihet niveli te muskuli, aq më shumë e sforcon muskulin. Punë e shkëlqyer, Zersenai!
Vazhdo kështu! Ajo që kemi zbuluar te Zersenai, është se edhe me ritmin
e rekordit botëror, ne s'po e torturojmë
aspak motorin. Ai prodhon shumë pak laktat. Forca, Zersenai!
Kape ritmin me atë shpejtësi! Shumë mirë! Duket mirë! -Punë e shkëlqyer, Z!
-Bravo! Bravo! Nuk kam dashur
të bëhesha vrapues. ASMARA
ERITRE Ëndrra ime ishte të bëhesha
çiklist profesionist, por nuk blija dot një biçikletë. Shkollën e kisha 14 km larg,
kështu që vrapoja gjithmonë. Njerëzit, të cilëve
iu kaloja pranë me vrap, më merrnin për të çmendur. Mësuesi më shtyu të nisja
stërvitjen çdo ditë. Pak kohë më vonë, nisa të garoja
në arenën ndërkombëtare. LOJËRAT OLIMPIKE NË ATHINË
2004 FINALJA E 10 MIJË M Asnjë person nga Eritrea s'kishte
vrapuar më herët në Lojërat Olimpike. Zersenai i Eritresë është në kryesim. Unë doja të bëja diçka të madhe. Tadese i Eritresë tani
bën parakalimin, për të marrë kryesimin. Dhe Zersenai tani do vrapojë
për të arritur vijën e finishit dhe ja ku merr
medaljen e bronztë. Ishte medalja e parë olimpike
që kishte fituar vendi im. Kur u ktheva në Eritre,
i gjithë vendi ishte shumë i gëzuar. Papritur, të gjithë e dinin
kush isha unë. ELIUD KIPÇOGE, 32
TESTIMI FILLESTAR Hapat e radhës. Këtë çantë
do të ta vëmë në shpatulla. Dhe pastaj sistemi i oksigjenit
qëndron në pjesën e pasme. Dhe pastaj maska
në pjesën e përparme. Eliudi është favoriti. Them se Eliudi ka më shumë
mundësi ta fitojë. Ai ka një kursim
shumë të mirë energjie në vrapim. Kjo është me pak fjalë
sa shumë energji nevojitet që të vraposh me një shpejtësi të
caktuar për një distancë të caktuar. Nisu! Sa më pak energji të çosh dëm, aq më i mirë do dalë rezultati
i kursimit të saj në vrapim. Punë e shkëlqyer, Eliud! Kur e shikojmë Eliudin të vrapojë,
menjëherë e vështron dhe e kupton
që nuk ka pasur tjetër si ai. Ai mund të jetë më i madhi
i të gjitha kohërave. ELDORET
KENIA Shumica e njerëzve thotë që
nëse vrapon nën dy orë, mund të vdesësh. Por personalisht,
në zemër dhe në mendje, unë besoj që është e mundur. Kur isha i ri,
më rritën me frymë pozitive. Por nuk isha me fat
që t'i kisha të dy prindërit. Kur i ke të dy prindërit,
ke një avantazh. Kështu që u detyrova
të punoja më shumë se fëmijët e tjerë në fshat. Jeta ishte e vështirë ashtu,
por nuk ishte e keqe. Nuk jam ankuar
dhe nuk do të ankohem kurrë. Maratona është jetë. Nuk ka të bëjë fare me këmbët, por me zemrën dhe mendjen. Unë ndiej që kam
një potencial në zemër, që mund të shkoj kufizimeve
të mia njerëzore, duke vrapuar nën dy orë. Nisu! Kjo është mundësia. SHQYRTIM SHKENCOR Ata kanë një shkallë
besimi tek ne tani, por mendoj që ai besim
gjatë dy muajve të ardhshëm do jetë më së i rëndësishëm. Punë e shkëlqyer, Eliud! U befasova shumë nga Kipçoge sot. Them se inteligjenca
e tij u dallua bindshëm. Ai ka ca kohë që
e mendon këtë, në fakt. Është e shkëlqyer që
është aq i motivuar, se kështu puna jonë
bëhet më e lehtë. Por m'u duk interesante që kemi
tre atletë të rangut botëror në gjendje kaq të ndryshme
përfshirjeje në stërvitjen e tyre. Zersenai duket sikur
nuk është stërvitur aspak, hipën në pistë
dhe duket shkëlqyeshëm. Pastaj Desisa gjatë testimit, ai bënte një më shumë, pastaj
bënte edhe një më shumë dhe 22 km/orë, duket sikur po na jep
dritën jeshile, apo jo? Kam përshtypjen që këta persona do realizojnë
diçka të jashtëzakonshme. Kam besim 100% që do vendosim
një rekord të ri botëror. Them se 2 orë e 1 minutë
është e sigurt. Por janë ato 30 sekondat shtesë
për të cilat duhet të shqetësohemi. Të flasim realisht,
them se është 50/50. Aq pak mendon? Po, them që s'është e garantuar. Po. Nëse do ishte e lehtë,
do ishte bërë dhe është diçka shumë
e vështirë për t'u bërë. Dhe 50/50-ta ka të ngjarë të jetë
rezultat pak i lartë për mua. Do mendoja diçka
më të përafërt me 30-40%. 4 MUAJ NGA DITA E GARËS LELISA DESISA
ADIS ABEBA, ETIOPI Koha më e mirë e Lelisës
në maratonë është 2:04:45. Dhe është një kapërcim shumë
i madh për të arritur 1:59:59. Gëzohem shumë! Është kënaqësi që po takohemi sërish. -Ç'kemi!
-Përshëndetje! Do t'i kërkojmë të bëjë tetë,
ndoshta nëntë, xhiro nga 1,200 m. Domethënë, tri xhiro njëherëshi. E para është shumë e ngadaltë,
por gradualisht do fitojnë shpejtësi, derisa 2-3 të fundit
do jenë shumë të shpejta. -Nuk duket aspak mirë.
-Jam dakord me ty. Duket shumë i ngrirë. Një nga synimet ishte që
Lelisa të bënte një testim, që të na tregonte nivelin e fitness-it. Dhe ne e matim laktatin në pistë, d.m.th., laktatin e gjakut
nga një shpim në gisht. Pamë shifrat e tij dhe dalluam
që pika e kthesës së laktatit, pika në të cilën muskujt e tij
nisin të jenë nën sforco, ndodh në rreth 20.5 km/orë. Mrekulli, të lumtë!
Shumë mirë. 20.5 është një nivel fantastik laktakti, por nuk është 21.1,
që është ritmi i garës. Le të shikojmë si duket
kur të vrapojë më shpejt! Ai s'ka arritur atë nivel fitness-i
që prisnim në këtë fazë, por nga ana tjetër, në të shkuarën, ai ka treguar vendosmëri të madhe
dhe rezistencë të paparë. MARATONA E BOSTONIT
2013 Rrugës për në Boston
dhe 30 mijë janë pas tyre. Maratona e Bostonit
ka histori të pasur. Mikah Kogo në të majtë,
Lelisa Desisa në mes dhe Gebremariami në të djathtë. Nëse fiton maratonën e Bostonit, të shënohet emri
në librat e historisë. Kjo është lëvizja.
Desisa sapo e bëri lëvizje. Kogoja nuk duket
sikur do reagojë. Kjo është mbresëlënëse. Lelisa Desisa është kampioni
i maratonës së Bostonit, 2013. Fitorja e maratonës së Bostonit ishte një nga çastet
më të mëdha të jetës sime. Kemi lajmet e fundit. Rreth 15-20 minuta më parë,
afër vijës së finishit. Ndodhem në Boston,
por dëgjova dy shpërthime. Ne kishim mbaruar. Ishim në hotel. Dy shpërthime të njëpasnjëshme.
Njëri pas tjetrit. Kur e pamë këtë, vija e finishit, menjëherë, lumturia ime
u kthye në trishtim. Pas dy javësh, vendosa t'ia jepja
medaljen time të artë qytetit, Bostonit. Kur përgatitem sërish
për Bostonin, njerëzit më thonë që nëse shkoj, ndoshta do shpërthejnë
sërish bomba në Boston. Ndoshta do vdes. Jo. Unë nuk kam frikë. Personi që ia dhuroi medaljen
e tij qytetit për bombardimet, medalje që tani
qëndron e ekspozuar, kthehet sërish
për të fituar madhështi. Lelisa Desisa nga Etiopia. ZERSENAI TADESE
ASMARA, ERITRE Kur konkurroj, unë përfaqësoj
popullin dhe vendin tim. Njerëzit e Eritreas e presin
me padurim çdo garë ku marr pjesë. Unë kam një përgjegjësi
të madhe mbi supe. Koha më e mirë personale
e Zersenait është 2:10. REKORDI MË I MIRË PERSONAL Duket thuajse absurde që
e kemi zgjedhur atë, para se të mësosh për gjërat
që ka arritur në të shkuarën. Ai është rekordmbajtësi i dy kohëve
më të shpejta për gjysmëmaratonën. Pyetja është: "Pse ai nuk ka
arritur ta përkthejë këtë në distancë maratone?" Më duket se e dimë. 2:10, 2:11, 12, 13, 14, 15. Shkëlqyeshëm! Ai nuk po prodhon fare laktat. Nuk ka aspak vështirësi
në frymëmarrje. Dhe është shpejtësi maratone
për rekord botëror. Ai është përbindësh. Nuk kam arritur t'i përfundoj tri
nga pesë maratonat ku kam vrapuar. Po mësoj se shkak
mund të jetë hidratimi. Kemi zbuluar që gjatë të gjitha
garave të tij në distanca të gjata, ai nuk ka pirë një pikë ujë. Mua m'u duk çmenduri. Si mund të vraposh 2 orë e 10 minuta
në maratonë, pa pirë një pikë ujë? Gjëra të tilla i marrin disa minuta
kohës së maratonës. Forca, Zersenai, xhiroja e fundit. Dhe ne mendojmë që nëse do
merremi me hidratimin e tij, atëherë, do mund t'i heqim
minuta kohës së tij. ELIUD KIPÇOGE
ELDORET, KENIA Eliudi është vrapuesi i maratonës
më i mirënjohuri nga të tre dhe ai ka arritur kohën 2:03:05,
e jashtëzakonshme, por sa më shpejt mund të vrapojë ai? Mendoj se kjo sfidë i ka dhënë një mënyrë të re
për ta parë maratonën. E habitshme të shikosh se gjërat që shkenca
thotë se duhet t'i bëjë, pikërisht ato po bën Eliudi. Mundësia e Eliudit
për t'u përmirësuar nuk është aq e madhe
sa e individëve të tjerë. Ai ndjek një regjim
të përcaktuar ushqimor, ka një program
të shkëlqyer stërvitor. Ai thuajse i bën gjërat të përsosura, kur e kemi analizuar
sa i përket stërvitjes, kur i analizuam gjërat që bën ai
në sensin matematikor, gjeta shumë pak vende
ku të ndërhynim dhe kjo e bën atë një problem
tepër unik për shkencëtarët. Ai vrapon pa u sforcuar. Gjithçka është punë në skuadër. Unë marr informacione
nga shkencëtarët. E ndjeve sikur të frenonte? Informacione nga menaxhimi,
nga trajneri. Është një rreth i plotë. S'mund të stërvitesh vetëm dhe
të presësh të bësh kohë të shpejtë. Ekziston një formulë:
100% unë s'është asgjë krahasuar me 1%
të të gjithë skuadrës. Dhe kjo është puna në skuadër. Këtë vlerësoj unë. KAMPI STËRVITOR I SPORTEVE
GLOBALE -KAPTAGAT, KENIA Kampi i Eliudit është
i jashtëzakonshëm, ka një ndjesi të veçantë. Vrapuesit janë elita e elitës, kremi i kremit,
atletë të klasit botëror. Eliudi duhet të jetë multimilioner, një nga vrapuesit më të suksesshëm
të garave të gjata të të gjitha kohërave,
por nuk e mendon diçka të tillë, nëse do kalosh pak kohë me atë. Në jetë, ideja është të jesh i lumtur. Unë besoj në një jetë të qetë,
të thjeshtë, pa shumë reklama. Njeriu jeton thjesht, stërvitet shumë
dhe bën jetë të ndershme. Pastaj je i lirë. DY MUAJ NGA GARA Kërkimi ynë për fushën e përsosur na çoi në pistën e garave
të "Formula 1"-shit në Itali. Është bastion shpejtësie. Xhiroja më e shpejtë
e "Formula 1"-shit është regjistruar në Monza. Sot kemi ardhur të bëjmë
një gjysmëmaratone 60-minutëshe. Ky është testim. Nëse keni pyetje, në çfarëdo kohe,
të lutem, na i bëni! Kjo mbledhje bëhet për të dhënë
informacione për ngjarjen reale. Këtej, jo, jo. Atje tej! Në rregull. Nëse presim që ata
të vrapojnë dy orë në maj, duhet të jemi në gjendje të vrapojmë
një orë për gjysmën. TESTIMI I GJYSMËMARATONËS 5, 4, 3, 2, 1.
Nisuni! Në rregull, nisën, djem. KOHA E SYNUAR Me atletët elitarë, marxhinat për
përmirësime janë shumë të vogla. Ka shumë pak vend për manovrim. Kështu që pyetja e madhe për
ne është: "Çfarë mund t'iu japim ne?" Ne po marrim përparimet
më të fundit, në stërvitje, në teknologji,
në dizenjimin e atleteve dhe po themi: "A mund t'i shtojmë
të gjitha njëherësh? A mund të kemi disa
përfitime marxhinale, që e bëjnë të pamundurën
të mundur?" GJENDJA E MJEDISIT 1
FUSHA IDEALE Rruga ideale duhet të jetë e sheshtë,
të ketë minimumin e kthesave. Nëse ka kodra dhe nëse ke kthesa,
harxhon energji. Ju flet kontrolli i garës!
Xhiroja e parë sapo përfundoi. Një nga faktorët e mundshëm,
kufizues në maratonë është shtimi i ngrohtësisë së trupit. Temperatura më e ftohtë
është më e mirë se të jep një gradient më të mirë
nga brendësia e trupit në mjedis. Përsëri janë para itinerarit. Duket sikur do ta thyejnë
60-shen në këtë fazë. Sa më lart të ngjitesh, oksigjeni që mund të thithësh,
fillon dhe rrallohet. Sa më ulët të jeni,
sa më afër bregut të detit, aq më e pasur do jetë
atmosfera me oksigjen. Sa herë që vrapojmë,
ne humbasim energji. Nëse kam një amortizator të mirë, atëherë, mund ta mbledh
dhe ta përdor energjinë me të cilën po përpiqem të vrapoj. Ka pasur përparime teknologjike
që lejojnë një rritje domethënëse të sasisë së energjisë që merr
nga çdo përplasje këmbe. Kështu që ne kemi krijuar këpucë, që na kanë lejuar të rrisim
kursimin e energjisë në vrapim. Kështu që nevojitet 3-4%
më pak energji të vraposh 1 km. Si i bie të jetë, nëse vrapon
gjatë gjithë maratonës, ende nuk e kemi mësuar. Por do pranojmë ç'të jetë. RUAJTËS ENERGJIE 2
REZISTENCË MINIMALE Në shumicën
e maratonave të mëdha, kanë shpejtësipërcaktues
për të përcaktuar shpejtësinë Ne po përmirësojmë
shpejtësipërcaktuesit në garë për rezistencë ajri. Do vrapojmë
në formacion trekëndëshi, se energjia e nevojitur
për të shkuar pas nga ky formacion do jetë dukshëm më i paktë,
nëse vrapuesi do ishte vetëm. Çdo xhiro, tri shpejtësipërcaktuesit
do largohen, tri të tjerë do dalin para. Do ndodhë në të gjithë garën. Ky vendim ishte diçka me rëndësi,
se sa herë që një atlet hyn në garë, atlet që nuk ka qenë në vijën e nisjes, nuk mund të të miratojnë
për rekord botëror. Do na pëlqente të ishte
maratonë për rekord botëror por nuk është ky qëllimi ynë. Ne kishim si qëllim të tregonim
që fizikisht është e mundur që një njeri mund ta përfundojë
maratonën nën 2 orë. Njerëz, Lelisa është i dëmtuar. I ka rënë ritmi? Po, nuk ka për ta përfunduar. Po, s'besoj që Lelisa
do ta përfundojë. -Po, Lelisa!
-Forca, Lelisa! Do të qëndrosh apo të tërhiqesh? Do të qëndrosh apo të tërhiqesh? Kilometri i fundit ishte 2:48. Po, Kipçoge po drejton garën. Djemtë po dalin nga kthesa S tani. Do t'i largojmë përcaktuesit
e shpejtësisë në këtë xhiro. Xhiroja e fundit.
Edhe një. Edhe një. Edhe një. ELIUD KIPÇOGE Punë e shkëlqyer, mik! Punë e shkëlqyer!
Punë e shkëlqyer! ZERSENAI TADESE Ata përdorën çdo mënyrë të tyren. Në fakt, të paktën performancat
e dy atletëve ishin inkurajuese. Eliudi bëri atë që di të bëjë më mirë:
"Dua të sigurohem që të gjithë ju ta dini që jam numri 1". Kipçoge ka psikologjinë. Tadese ka forcën, ama. Them se të dy do ta çojnë në fund.
Edhe 100 m, nuk besoj që Tadese do mposhtët. Lelisa e përfundoi në 01:02:56, thuajse tri minuta më keq
nga koha që duam të realizojë. Po shpresoj që vetëbesimi i tij
nuk është dëmtuar keq dhe që shtypi nuk do ta masakrojë. Gjëja e vetme që mund të bëjë ai
gjatë tetë javëve në vazhdim, është të ndjekë një përqasje tjetër,
se nuk mund të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë, se nuk
do përmirësohet kështu. 4 JAVË NGA GARA LELISA DESISA
ADIS ABEBA, ETIOPI Gjysmëmaratona ishte
thjesht testim. Gara do jetë ndryshe. Unë e njoh veten. Jam më i mirë, më i mirë se kaq. Duhet të bëjmë
pak punë me Lelisën. Ai pa dyshim që ka rezistencë, e ka motorin e nevojshëm
për ta realizuar, por duhet të vrapojë më shpejt. Duhet të bëjë më shumë intervale
me shpejtësi të madhe, që të arrijë t'i ruajë
ato shpejtësi për 2 orë. Na duhet ta rrisim
shpejtësinë e stërvitjeve të tij. STADIUMI KOMBËTAR
ADIS ABEBA, ETIOPI ORA 03:00 HAXHI ADILO
TRAJNERI I LELISËS Askush nuk e di nëse ai
është nervoz apo jo. Ky është personaliteti i tij. Po stërvitet shumë mirë. Është përmirësuar shumë
që nga testimi në Monza. Ai është luftëtar. Dita e djeshme s'ka fare
lidhje me të sotmen. Këtë herë do jem gati. 3 JAVË NGA GARA ZERSENAI TADESE
ASMARA, ERITRE Të gjithë e dinë që Zersenai mund ta
bëjë gjysmëmaratonën në 60 minuta. Ai është kampioni me rekord
botëror i gjysmëmaratonës. Çelësi është a do ta tregojë
diçka të tillë në maratonë. Ajo që duam të shikojmë
nga Zersenai nga tani deri në maj është më tepër punë me distancën. E dimë që ai është i shpejtë,
që mund t'i kapë këto shpejtësi, por ai duhet të vrapojë më gjatë. Pak më shumë vëllim,
vrapime më të gjata. Hidratimi ka qenë
një ndihmë shumë e madhe. S'e kisha menduar
sa i rëndësishëm ishte. Të shikosh ndoshta
një dritë tek ndizet, për mua ishte një çast i madh. Ndoshta me këtë
mund ta ndihmojmë që t'i përmirësojë kohët e veta. SHTËPIA E ZERSENAIT Ndihem mirë. E kam përmirësuar shumë stërvitjen. Tani duhet të përqendrohem
në arritjen e këtij qëllimi. Kur e di që familja dhe fëmijët
e mi do më shikojnë, kjo më jep forcë dhe guxim. 2 JAVË NGA GARA ELIUD KIPËOGE
ELDORET, KENIA SHTËPIA E ELIUDIT Po përpiqem shumë të jem i qetë,
të jem i përqendruar. Performanca ka trysni
dhe përgjegjësi të madhe. Njerëzit do më pyesin:
"A do garosh vërtet nën dy orë?" Ky është presion i madh. ORA 06:00 Fundi i maratonës, pjesa e fundit,
është shumë e vështirë, se trupi është dëmtuar pasi
ka përshkuar shumë kilometra. Njëri pas tjetrit. Në mendje ti thua:
"Dua të ndaloj. Dua të ndaloj". Dhe pastaj nga ana tjetër,
mendja jote të thotë: "Jo". Trupi dhe mendja janë
në luftë, pa diskutim. Eliudi ka mendje shumë të fortë. Nuk kam parë kurrë
diçka të ngjashme. Unë nuk e kisha idenë fare. S'di si ta përshkruaj si më ka treguar
sa e rëndësishme është mendja. Unë i kam të gjitha shifrat
e fiziologjisë, të gjitha shifrat që lidhen me rezistencën,
rezistencën e ajrit, kuantifikimin e këpucëve,
të gjitha këto, por kam edhe
një kuti të madhe bosh: "Si ta kuantifikoj mendjen? Si ta kuantifikoj aftësinë
e një personi për të shtyrë përtej
asaj që e mendonim të mundur bazuar vetëm në fiziologji?" Nëse nuk e bën ti zap mendjen,
ajo mund të të bëjë zap ty. Unë i them mendjes që jam
në gjendje ta bëj këtë dhe do ta bëj. 72 ORË NGA GARA MONZA
ITALI Me kujdes! Më duket se është e premte, 3 maj. KOHA Nëse gjithçka shkon sipas planit
dhe moti na mban mirë, jemi tri ditë larg tentativës
për ta zbritur rekordin nën dy orë. Është tepër emocionuese
të vish drejt një fundi, edhe pse nuk është ende fundi. Ne e kemi në ADN eksplorimin. Të shkojmë në vende
ku nuk kemi qenë kurrë. Ka lidhje me potencialin njerëzor dhe çuarjen në limite të asaj
që mund të nënkuptojë. Ne jemi të vendosur
të bëjmë atë që duam dhe nëse dështojmë,
kemi bërë diçka të mahnitshme, kishim guximin ta bënim. Ne mund të kontrollojmë ose përmirësojmë të gjitha
kushtet në botë, por këta persona duhet
të vrapojnë 42 km me shpejtësi 21 km/orë. S'ka rëndësi çfarë bëjmë ne,
kjo duhet të ndodhë. DITA E GARËS ORA 03:00 Tani ndodhemi në autodromin
kombëtar të Monzës për të parë nëse mund
ta thyejmë edhe këtë barrierë. Kjo është diçka
që ka nisur prej dy vitesh. Ju flet Breti. Ka njeri në këtë radio?
Thjesht po kontrolloj. Bret, të flet Bradi.
Gëzohem që po e dëgjoj zërin tënd. Kjo është përpjekja
përfundimtare e skuadrës. Janë atletët, trajnerët e tyre,
kolegët e tyre të stërvitjes, plus edhe shkencëtarët
që janë marrë me ta që nga fillimi. Është koha të nisen. Na duhet pista e pastër,
të mos ketë njeri në pistë. Atleti i parë, Eliud Kipëoge
është në pistë. Edhe dy minuta nga nisja e garës. Lelisa është rrugës
për te vija e nisjes. Pista nuk ka më njeri. Zersenai është në vijën e nisjes. Një minutë. Po bëhemi gati për nisjen. Kjo është e jashtëzakonshme. Po presim nisjen. 30 sekonda. E marrtë e mira! 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1, nisuni! Gara ka nisur.
Gara ka nisur. Gjithçka shkon mirë në nisje. Dy vite që përgatiten, këta atletë kanë punuar
për ta arritur këtë çast, në të cilin ne përpiqemi të shikojmë se çfarë ka në anën tjetër
të shpirtit njerëzor dhe ndoshta të shkruajmë historinë. 42 KM PËR T'U PËRSHKUAR Mund ta shikosh atë makinën
e shpejtësisë atje para, po ngitet me saktësi. Do që të arrish 2:50 për kilometër,
rreth 4:34 për milje. Ndoshta ia vlen të përmendim që ajo vija jeshile
që shikoni të projektuar atje, është ritmi që duhet të ndjekin. Kur të shkoni te kthesa 3 dhe 4,
të lutem, më njoftoni si duket! Po mundohemi të vrapojmë
tri minuta më shpejt për ta thyer këtë barrierë. Rekordi botëror është 2:02:57, por të zbresësh nën dy orë
që nga kjo kohë, është një kapërcim fenomenal. Makina po del nga kthesa nr. 2. Vrapuesit po dalin nga kthesa nr. 2. Ju kuptova. Po afron zona e parë e ndërrimit. Ne do fusim grupin e parë në garë. Mos harroni, jini të qetë,
bëni atë që dini të bëni! Dhe ja ku shikon edhe ndërrimin
e parë të shpejtësipërcaktuesve. Kjo do ndodhë rregullisht. Mënyra si hynë dhe dolën ata,
e përsosur. Duket sikur po vrapojnë
si një njësi e vetme. Shumë mirë, duken mirë. 51 KM PËR T'U PËRSHKUAR Bret, jam Deni në makinën kryesore. Xhiroja e parë doli 6:49:75. FINISHI I PROJEKTUAR Tani po ecin me ritmin 59:51,
pikërisht ashtu si duam ne. Po bëni punë të shkëlqyer, djem! 36.2 KM PËR T'U PËRSHKUAR Afrohuni sa më shumë majtas. Haxhi thotë ta pish të gjithin. 33.8 KM PËR T'U PËRSHKUAR Kjo ishte, djem, dukeni shumë mirë. Makina e përcaktimit të ritmit
për Bretin, na dëgjo mirë, 3 xhiro janë realizuar për 20:25.5, që na vendos
në gjysmëmaratonën 59:50. Shumë mirë. Po ia dalin shkëlqyeshëm. 31.3 KM PËR T'U PËRSHKUAR 32.13 km. Trekëndëshi
po funksionon më së miri. Ritëm i përsosur. Rreth 21 km/orë. S'mund ta nënvlerësojmë shkallën e asaj që po tentojnë të bëjnë. 29 KM PËR T'U PËRSHKUAR Himen, jam Stefi. Kije mendjen te Lelisa, mirë? Mund të jetë nevoja të fusim
një skuadër të dytë. Të kuptova. Lelisa po fillon ta ndiejë lodhjen. Tani është radha, djem! Në rregull, djem! Vazhdo të vraposh, Lelisa!
Shumë mirë, mik! Forca! S'ka gjë, bëj durim! Bëj durim, Lelisa, s'ka gjë. Brad, jam Kepi. Ai po mbetet pas. Distanca është
e konsiderueshme tani. Forca, djem! O Zot, Lelisa! 26.5 KM PËR T'U PËRSHKUAR Futuni! Forca, forca!
Punë e shkëlqyer, djem! Forca, Zers! Forca, Zers! Forca, Zers! Kirbi, si duket ritmi atje? Shumë i mirë, nëse makina
po ecën me ritmin e duhur. 3:22 nën rekordin botëror,
e pranoj. 24 KM PËR T'U PËRSHKUAR Dua t'ju them që
edhe Z-ja ka luhatje. Zersenai përjetoi disa çaste
të vështira në këtë xhiro. Më duket se ka vështirësi. Uilkins, përgjigju, do ketë shpejtësipërcaktues
Z-ja në këtë xhiro? Na duhet një grup i freskët
për të ndihmuar Z-në. Ai ka mbetur 6 sekonda
pas kryesuesve. Forca, Zersenai,
po realizon kohë fantastike! Je brenda kohës! 21 KM PËR T'U PËRSHKUAR
GJYSMA E RRUGËS Duket sikur Eliudi është ende nën ritmin e dy orëve
me disa sekonda, por Zersenai ka humbur rreth 30
sekonda në xhiron e fundit, kështu që është
rreth 1 minuta pas tani. Dhe pastaj Lelisa është
3 minuta pas Zersenait. Eliudi vazhdon të duket mirë. E shikon Kipçogen. Duket i fortë. I vetmi nga të tre. Jemi në pjesën përfundimtare
të garës tani. Ja ku është, kjo është! FINISHI I PARASHIKUAR Është vërtet historike, djem!
Jemi ende duke e realizuar! Të lumtë, Eliud!
Vazhdo kështu, mik! Ai po vrapon shpejt. 19.3 KM PËR T'U PËRSHKUAR 16.9 KM PËR T'U PËRSHKUAR 14.4 KM PËR T'U PËRSHKUAR 12 KM PËR T'U PËRSHKUAR Po ju lajmërojmë se me këtë ritëm, do jemi disa sekonda më shumë
mbi kohën që na duhet. A e keni një kohë të projektuar
finishi në këtë çast? Është ende nën dy orë, jemi
të dyshi apo mbi dysh? E di njeri? Dejv, mund të na e konfirmosh
ç'kohë është e projektuar tani? Trajektorja aktuale
na çon mbi dy orë. Ndoshta 1 sekondë, 2 sekonda,
diku këtu rrotull. Arrij ta shikoj që ai po vrapon
shpejt në miljen e fundit. -Po, kështu mendojnë.
-Po, jam dakord. Ai thotë që mund t'i rikuperojë
15 sekonda, nëse është e nevojshme. 7.3 KM PËR T'U PËRSHKUAR Vazhdo të qëndrosh te vija jeshile! Ajo vijë është synimi yt. Projektimi është 2:00:04. Ato 4 sekonda do t'i rikuperosh,
mos u shqetëso aspak! Mund të më tregosh ç'po ndodh? Valentini po tenton të koordinojë
si dhe kur duhet ta shtojmë ritmin. Duhet ta çojmë drejt fundit ngadalë
duke shtuar shpejtësinë. Çdo sekondë që bëhet gjithnjë
e më e shpejtë deri në finish. Çojeni në finish! 15 minuta deri në fund të garës. Forca, edhe 5 km, Eliud. Edhe 5 km kanë mbetur. Shpejtësipërcaktuesit janë gati. Eliudi do tentojë ta shtojë ritmin
gjatë xhiros së fundit. Ata do jenë gati. Edhe dy xhiro, Eliud,
edhe dy xhiro. Ai duket sikur ka ende shumë fuqi. 4.8 KM PËR T'U PËRSHKUAR Aktualisht koha e projektuar
shkon mbi dy orë. 2 orë e 10 sekonda për momentin. Nuk ka rëndësi ç'ndodh,
ky njeri është i mahnitshëm. Po ju lajmërojmë,
që Kipçoge është 50 m pas. Të kuptuam! Po vazhdon të punojë
me shpejtësipërcaktuesit, ne do ta mbajmë makinën para dhe ai do vazhdojë
me shpejtësipërcaktuesit. Tani i takon vetëm atij. Përdor krahët dhe këmbët. Shtendosu, forca, Eliud! Ritëm! Ritëm dhe lehtësi! -Ai mund t'i rikuperojë 10 sekonda.
-Po. Ja ku po vjen!
Tani mbetet edhe një xhiro dhe është e rëndësishme të flasim që në
maratonën e Londrës ai ka vrapuar 4:40 për milje
në dy miljet e fundit. Me këtë po përballet edhe tani,
ndërsa vjen xhiroja e fundit. Po trokasim në dyert e historisë
në këtë xhiro të fundit. 2.5 KM PËR T'U PËRSHKUAR Bret, shifrat tregojnë që
na duhet një rritje shpejtësie. Të kuptova! Më duket se
ai vetëm kaq mund të bëjë. Durim, djem!
Eliudi do t'ia dalë! Durim! Çfarëdo që i ka mbetur në trup,
duhet ta përdorë tani. Nëse nuk e përdor,
do jetë rezultat shumë i ngushtë. Vazhdo të vraposh, mik, vazhdo! Pak fare i duhej. Është një performancë
e jashtëzakonshme. Është diçka e vogël. E di. KOHA ZYRTARE E FINISHIT Kur kishin mbetur edhe tri xhiro,
i ndjeva këmbët shumë të lodhura dhe u mundova ta shtoja ritmin,
por ishte shumë vonë. Mund të synosh ta arrish diçka
dhe pastaj të rrëshqet nga duart. Eliud Kipçoges s'i kishte mbetur
më pikë fuqie në fund të garës. Ai e dinte që sot ishte dita
për të dhënë gjithçka dhe pikërisht këtë bëri. Koha nën dy orë është shumë afër, thjesht 1 sekondë më pak për milje,
që të zbresë në 1:59:59. Si mund të zhgënjehesh
nga 2:00:25? Them se ishte
një arritje e jashtëzakonshme. Që të tre vrapuan me shpejtësi
që nga fillimi, ndaj edhe dy të tjerët u tërhoqën. -Ja ku po vjen Zersenai!
-Ja ku është Z-ja! Të mos ia heqim meritat Zersenait. Ai e ka përmirësuar
me 4 minuta kohën personale. Dhe vrapoi thuajse vetëm. Të lumtë! Rekord personal. Koha e arritur ishte
më e mira personale. Faleminderit, faleminderit! Mund të them që ishte një fitore. Suksesi i Kipçoges është
lumturi për të gjithë. Jam i emocionuar për gjërat
që do bëjë ai tani, se është vrapues i mirëfilltë
maratone. Kam mësuar shumë. E ardhmja është para. Ja ku po vjen edhe Lelisa! Sa mirë që e përfundoi garën! KOHA ZYRTARE E PËRFUNDIMIT Dhimbja sot ishte
e jashtëzakonshme, por s'e çova asnjëherë
në mendje që të tërhiqesha. Lelisa e ndoqi ritmin në fillim,
ishte afër me kohën. Ai bëri atë që i kërkuam ne,
ta çonte veten në limit, pikërisht këtë bëri ai. Ndonjëherë
duhet të bësh edhe marrëzi. Duhet të vraposh me një ritëm
që duket jashtëzakonisht i shpejtë dhe të shikosh
nëse mund të rezistosh. Kam mësuar shumë nga kjo garë. Shpresoj që do më bëjë
më të fortë në të ardhmen. Garë e madhe.
Performancë e shkëlqyer! Por nuk e arritëm dot. Quhet dy orësh. E di, e di. Mos vallë kjo nënkupton
që qeniet njerëzore kanë kufij? Nuk jam aspak dakord me këtë. Synimi ishte të thyenim
barrierën dyorëshe. Unë nuk arrita ta bëja dot. Tani bota është
vetëm 25 sekonda larg. Them se shumë njerëz
ishin të shqetësuar, që nëse një qenie njerëzore
do vraponte dy orë, mund edhe të vdiste. Unë jam ende gjallë. Janë vetëm 25 sekonda. Ishte shumë e vështirë që
t'i eliminoja gjithë ato minuta, por them se do jetë shumë e lehtë për një tjetër qenie njerëzore
që t'i eliminojë ato 25 sekonda. Asnjë njeri nuk është i kufizuar. Ky është mesazhi im.

48 Replies to “Breaking2 | Documentary Special”

  1. I wonder how this would've played out if they would've used a different tactic. They all started out around 1:59:40 pace and he slowly but surely slowed down throughout the race. Eliud usually gets a negative split in marathons so I wonder if taking that approach would've helped him run faster

  2. Eliud Kipchoge: "I think it is easy for another human being to shed another 25 sec" (Big Smile)
    Me: Ummm…. not really LOL

  3. considering i cant even run for 25 seconds i clearly cant imagine the strength to run that fast for 2 hours

  4. FAT PEOPLE SCIENTISTS NEVER GET INSPORATION IN THESE ATHLETES NEVER GOT INSPIRED WHAT A SHAME ESP THE ONE WEARING GLASSES FAT AF

  5. wow… Chills. What incredible athletes all of them are, and Kipgoche is so humble and an inspiration spiritually. So glad I found this video!

  6. 100% of me is nothing compared to 1% of the whole team. -Eliud Kipchoge. That is such a great quote because it shows that he is one of the most selfless human beings on this earth.

  7. I see, the tactic is that the pacer guys act as wind blockers, giving an advantage to the runners. This is just a long sports good company commercial.

  8. Does anyone else think that maybe the athletes could’ve been successful through something like negative splits?? The athletes know what works for them, and of course it’s not the worst thing to go at even pacing the whole way, but maybe it wouldn’t have been the worst idea to maybe negative split the race??

  9. if they did laps of the track, why not start all of the pacers with them, and have them wait on the track till they get round and therefore being a world record run?

  10. Im ethiopian but Kipchoge has always been one of my favorites. I secretly cheer for him even when he ran against us.

  11. He averaged 6 seconds slower than my best attempt at the mile, that is just insane to think about because I know how hard I ran to achieve what I did but he basically did my best effort x 26.

  12. That mentality of eluid throughout the race and even in the interview , that's what makes him the greatest.
    "No human is limited"

  13. Everytime I need motivation and feeling lazy, I watch the video. Eliud is an absolute inspiration… His words are so wise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *